Qeveria britanike ka prenotuar 90 milion doza të tjera vaksinash për Covid 19. Marrëveshja e re i është shtuar asaj të nënshkruar me kompaninë bioteknike AstraZeneca për 100 mln doza të vaksinës së Universitetit të Oksfordit, dhe parashikon furnizimin e 30 milionë dozave me BioNtech/Pfizer dhe 60 mln doza vaksine me Valneva.
Dy kompanitë në fjalë, si dhe 20 simotra të tyre në të gjithë botën, janë në fazë eksperimentale të vaksinës Covid
BioNtech / Pfizer përdor një pjesë të kodit gjenetik të koronavirusit për vaksinën kurse Valneva përdorë një version inaktiv të Sars-CoV-2.
Edhe nëse vaksinat do të rezultojnë efektive deri në fund të vitit 2020, ato nuk do të jetë në dispozicion në një shkallë të gjerë para vitit të ardhshëm, shpjegojnë ekspertët.
“Natyrisht që jam shpresëdhënëse, i mbaj gishtat e kryqëzuar, por të them që jam 100% i sigurt që do të kemi një vaksinë këtë vit, ose në fakt vitin e ardhshëm, për fat të keq është thjesht një ekzagjerim. Ne nuk jemi akoma në këtë pikë”, tha kryeministri Boris Johnson.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…