Britania e Madhe ka testuar së fundmi armën e saj të parë lazer me fuqi të lartë që godet objektivat ajrore, të quajtur “Dragonfire”.
Testi i armës së drejtuar nga energjia me Lazer nga anijet e Ministrisë së Mbrojtjes u bë për të demonstruar fuqinë dhe precizionin e saj.
Sekretari i Mbrojtjes, Grant Shapps ka vlerësuar testimin e armës por nuk ka publikuar detaje për karakteristikat teknike të këtij sistemi të veçantë armatimi.
Megjithatë ajo që dihet është se ai mund të angazhohet dhe të përgjojë çdo objektiv që ka piketuar në rrezen e tij.
Programi i zhvillimit “DragonFire” është kryer nga Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë i Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, me pjesëmarrjen e kompanive MBDA, Leonardo dhe QinetiQ, me qëllim krijimin e një sistemi armësh shumë efektive, me saktësi të madhe dhe kosto operative joproporcionale.
Sipas mediave britanike, si ushtria ashtu edhe Marina Mbretërore po shqyrtojnë prokurimin e “DragonFire”, për të përmirësuar aftësitë dhe asetet e tyre të mbrojtjes ajrore në fushën aktuale dhe të ardhshme të operacioneve.
DragonFire mund të jetë një zgjidhje shumë e besueshme kundër objektivave ajrore me rreze të shkurtër dhe madje të mesme me saktësi shumë të lartë, duke reduktuar mundësinë e humbjeve kolaterale dhe me kosto të ulëta funksionimi, mirëmbajtjeje dhe mbështetjeje, veçanërisht në një fushë të operacioneve ku kryhen bastisjet e dronëve kamikazë të armikut.
Armët me lazer së fundmi po përdoren gjerësisht në fushën moderne të betejës, si në Ukrainë, Izrael dhe Detin e Kuq.