LAJME

Murati: Debati për dënimin me vdekje përpjekje për t’i ikur përgjegjësive që i kemi si shoqëri

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka dhënë një koment rreth thirrjes për “dënimin me vdekje”, që u aktualizua pas vrasjes së 18-vjeçarit në Podujevë. Murati tha se kjo thirrje bëhet për t’i ikur përgjegjësisë që e kemi si shoqëri.

Ai thotë se në vendet demokratike, është ndaluar në masë të madhe ky dënim sepse sipas tij “dënimi me vdekje nuk ka dëshmuar se e ndalon krimin”.“Dhe në fund vijmë tek gjendja në të cilën është Kosova.

Ky debat është i kot në praktikë. Mund të debatohet në nivelet akademike, por dënimi nuk mund të kthehet në Kosovë. Përveç nëse nuk duam të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës dhe më vonë në Bashkimin Evropian. Nuk mund të pranohesh në Këshillin e Evropës, nëse e ke dënimin me vdekje në fuqi.

Ky është kusht i patejkalueshëm, sepse ndalimi i këtij dënimi në të gjitha shtetet e Këshillit të Evropës është absolut edhe në rrethana lufte përmes Protokollit 13 (2002) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky debat shpesh zhvillohet edhe në Shqipëri. Situata është e njëjtë. Vetëm në rastin e fundit, shteti shqiptar nëse e kthen dënimin me vdekje përjashtohet nga Këshilli i Evropës”, shkruan ai tutje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago