Kryeministrja serbe Ana Brnabiq tha se dronët me origjinë të panjohur po monitoronin njësitë ushtarake të ushtrisë serbe pranë vijës kufitare të Kosovës.
Sipas Brnabic, dronët po filmonin pozicione në zonën e sigurisë tokësore, e cila shtrihet pesë kilometra në brendësi të territorit nga vija kufitare. Presidenti dhe Komandanti Suprem kanë dhënë urdhër për forcimin e mbrojtjes ajërore, urdhëri do të jetë në fuqi gjatë gjithë kohës.
“Nëse gjëra të tilla përsëriten, ne do të rrëzojmë çdo pajisje të tillë, siç do të vepronte çdo vend tjetër”, tha Brnabiq, duke refuzuar të komentojë se i kujt mund të jenë këto pajisje.
Më herët u raportua se MiG-29 serbë u ngritën në ajër për t’iu kundërvënë dronëve, pas së cilës dronët u larguan nga hapësira ajrore serbe.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq urdhëroi shkatërrimin e menjëhershëm të të gjithë dronëve të armikut në territorin e Serbisë Qendrore.
Ministria e Mbrojtjes e vendit njoftoi për rritje të nivelit të gatishmërisë luftarake. Një masë e tillë saktësohet se autoritetet e vendit kanë vendosur t’i drejtohen për shkak të tensionit të shtuar në Kosovë.