Armando Broja ka vazhduar formën e mirë te Southamptoni.
Sulmuesi shqiptar shënoi golin e epërsisë të skuadrës së tij ndaj Brightonit në minutën e 29-të.
Broja realizoi pas bëri një veprim fantastik ndaj mbrojtësit kundërshtar dhe më pas përballë me portierin e kishte shumë të lehtë të shënonte.
Për 20-vjeçarin ky i ishte goli i tretë në Premier League dhe i pesti në të gjitha garat me Sottonin.