Parlamenti bullgar ka miratuar propozimin e presidencës franceze të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Kjo është bërë përmes një projektvendimi të dorëzuar nga bashkëkryetari i “Bullgarisë Demokratike” Hristo Ivanov, në të cilin thuhet se, Bullgaria do të mbështesë çdo hap të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut në specifikimin e kornizës negociuese dhe konkluzioneve të Këshillit për të siguruar përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën maqedonase “ku përmenden popujt e tjerë dhe në kushte të barabarta me këta popuj”.
Miratimi dhe pranimi nga qeveria e shkarkuar e Kiril Petkov mund të çojë në heqjen e vetos për Shkupin, duke mundësuar që BE-ja të hapë negociatat e anëtarësimit edhe me Shqipërinë. Projektrezolutat konfirmojnë mbështetjen për propozimin francez, por vetëm me këto kushte: të garantohet përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, njësoj si pakicat e tjera; të pasqyrohet qartë fakti se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë; BE-ja të garantojë që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter gjatë procesit të anëtarësimit.
Sakaq, situata në parlamentin e Bullgarisë nuk është e qetë, pasi grupime deputetësh shprehen totalisht kundër propozimit francez dhe miratimin e tij e konsiderojnë një tradhti.
Por aprovimi i planit të Macron nuk pritet të jetë problem pasi pjesa më e madhe e ligjvënësve e mbështesin atë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…