I ashtuquajturi mjeku popullor, Hysri Peqani, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se LDK’ja është e ndikuar nga disa gjëra supernatyrore të jashtme në negociatat LDK-VV.
“Më shumë nga ana e LDK’së ka msyshe dhe magji”, ka thënë Peqani.
“Ju e dini mirë që përmendet Luftën e Ftohtë. E dini se në Interpol ka shumë njerëz që punojnë, dhe magjistarët për rreth tyre. Njerëzit që janë për vendin e vet punojnë për vendin e tyre kanë edhe rrethin e vet”
Tutje Peqani, i cili në studio është së bashku me avokatin e tij Asdren Hoxha, ka thënë se do të ndihmojë sa të mundet në formimin e koalicionit por ai thotë se njëherë nuk i lejohet.