FOTO&VIDEO

Burgim i përjetshëm për shqiptarin në Zvicër për vrasjen e dy bashkëkombësve

Gjykata e Apelit në Bazel të Zvicrës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për shqiptarin E.B., që akuzohet për vrasjen e dy bashkëkombësve të tij dhe plagosjen rëndë të një të treti në mars të vitit 2017.

Shqiptari po ashtu është dënuar me dëbim nga Zvicra për 15 vjet.

Gjykata penale fillimisht ia kishte dhënë dënimin me burgim të përjetshëm shqiptarit për vrasjet që ndodhën në Cafe 56 më 9 mars të vitit 2017. 45-vjeçari E.B. apeloi ndaj vendimit, por dënimin e ka konfirmoi edhe Gjykata e Apelit të Bazelit, raporton “Basler Zeitung”.

Gjykatësja Liselotte Henez në aktgjykim të Apelit tha se ndonëse nuk ka prova të drejtpërdrejta se E.B. qëlloi vetë, ajo shtoi se “dëshmia rrethanore është e barabartë me provën e drejtpërdrejtë”.

Po ashtu ka mjaft prova se E.B. ishte së paku bashkëpunëtor në vrasjen brutale. Thuhet po ashtu në aktgjykimin se E.B. një ditë pas vrasjes i ishte dorëzuar një patrulle të policisë dhe kishte pranuar krimin. Më pas ai vendosi të tërhiqte pranimin e fajit duke thënë se ishte vënë nën presion nga njerëz.

Por gjykatësja thotë se E.B. kishte treguar saktësisht se çfarë ndodhi në mars të vitit 2017 në Cafe 56. Ajo thotë se nuk mund të konstatohet nëse qind për qind ai ka shtënë, por bashkëpunimi në vrasje mund të konstatohet.

Ajo thotë se E.B. dhe bashkëpunëtori i tij, çështja e të cilit aktualisht është në shkallën e parë, hynë në Cafe 56 dhe kryen ekzekutimin brenda 20 sekondave. Gjurmë të ADN-së të E.B. u gjetën në veturën me të cilin ata ishin larguar pasi kryen krimin.

E.B. po ashtu ka rënë në telashe me ligjin po ashtu disa herë tjera për shkak të dhunës dhe shkeljeve që kanë të bëjnë me drogë.

Vrasja kishte ndodhur pas një fjalosje mes burrave. Dy shqiptarë të moshës 28 dhe 39-vjeçare kishin vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri u plagos rëndë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 minuta ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

10 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago