FOTO&VIDEO

“Burrë quhet kur mashkulli është i egër?”, debat mes make up artistit gay dhe Lindita Panos

Në 24 orët e fundit ka pasur tituj të shumtë portalesh dhe reagime personazhesh të ndryshëm publikë të cilët duket se kanë nxitur një debat virtual mbi diskutimin që ka lindur mbi faktin nëse ka mungesë burrnie në Shqipëri apo jo, nëse lind gay apo bëhesh dhe a është kjo arsyeja përse një pjesë e grave shqiptare nuk janë martuar.

E ftuar në një studio televizive, sportistja Dorina Mema është shprehur gjatë bisedës se “meshkujt po i marrin fustanet femrave dhe se ato po vuajnë për të pasur një burrë të vërtetë në krah”. Gjithashtu ka shprehur shqetësimin se “nëse të gjithë meshkujt bëhen gay, atëherë me kë do të martohen femrat?”, duke theksuar se duhet ruajtur institucioni i familjes. Pikërisht këto deklarata kanë nxitur reagime në rrjet dhe debati duket se ka marrë të tjera përmasa. Kjo temë është diskutuar dhe në emisionin “Rudina” ku dhe ka nxitur jo pak diskutime.

Sevim Arbana: Duhet ta konsiderojmë si pjesë të shoqërisë dhe është e pajustifikueshme që ne sot të përjashtojmë grupime të caktuara. Të qenit gay është shumë natyrale. Nëse do të flasim për sjelljet e meshkujve që sillen si gay edhe pse nuk janë, kjo është një temë tjetër, por lidhen dhe këto me zhvillimin social-kulturor. Maskilizmi shumë i egër në Shqipëri, burrat kanë qenë të tmerrshëm. Brezi i ri është krejtësisht ndryshe nga brezi i burrave të mëparshëm dhe kjo bën që gjeneratave të ndryshme të duken të çuditshme sjellja e meshkujve sot.

Lindita Pano: Dorina ka të drejtë. Ishte e guximshme sepse deklarata që bëri mund ta kishin vënë në telashe me komunitetin për të cilin foli sepse janë shumë të ndjeshëm ndaj këtyre deklaratave. E përgëzoj për guxim. Mendoj se ka të drejtë. Meshkujt shqiptarë tani kanë arritur në ekstremin tjetër, jo të gjithë janë ashtu.

Sevim Arbana: Është një përqindje më e vogël, më shumë femra.

Lindita Pano: Meshkujt ngelen meshkuj. Një femër nuk ka nevojë për një femër tjetër në krah, si bashkëshort ka nevojë për një mashkull.

Dario Doka: Kush është një mashkull i fortë?

Lindita Pano: Një që mban përgjegjësi…

Dario Doka: Kush quhet burrë, një mashkull i egër? Dario: Një mashkull që është gay duhet ta pranojë…

Rudina Magjistari: Si konceptohet ky ndryshim i kursit?

Lindita Pano: Mendoj se është një lloj frike nga përgjegjësia për të rritur familjen dhe fëmijët për të pasur përgjegjësinë e tyre. Të jesh gay nuk është e lindur. Kur lind në maternitet, mjekët thonë lindi një fëmijë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

7 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago