Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka deklaruar se qeverisja e LV-së me LDK-në do të ishte e minuar nga brenda.
Bashkëshorti i deputetes më të votuar në Vetëvendosje, Albulena Haxhiut, që së fundmi u propozua nga Albin Kurti për Ministre të Drejtësisë, ka folur edhe për zgjedhjet e reja.
Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në Facebook se në mes të një qeverisje të minuar nga brenda, siç e konsideron ai qeverisjen me partinë e Isa Mustafës dhe zgjedhjeve të reja, do të preferonte këtë të fundit.
“Në mes një qeverisje të minuar nga brenda(LDK) e jashtë (LDK/PDK) dhe zgjedhjeve të reja do zgjedhja të dytën!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që LV dhe LDK janë duke vazhduar bisedimet për të arritur marrëveshje për koalicion. Për sot nuk është planifikuar ndonjë takim.
Në anën tjetër, presidenti i vendit ka kërkuar nga Kurti që të bëjë sa më shpejtë propozimin e mandatarit./
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…