KRYESORE

Trump ‘godet’ Serbinë: Sanksione ndaj saj për shkak të Rusisë

Serbia gjatë tërë verës kishte proklamuar se sa po përparon dhe se industria e tyre e armatimit e përmirësimi i kapaciteteve ushtarake po ngritët ndjeshëm. Ata blenë helikopterë luftarak nga Rusia dhe sisteme të mbrojtjes kundër ajrore ‘Pancir’ po ashtu nga rusët. Në Serbi krenoheshin edhe me stërvitje të përbashkëta ushtarake si “Mburoja sllave” vitin e kaluar tani brengën nuk e fsheh më as i ministri në uniformë ushtarake i Serbisë, Aleksandar Vulin.

Këtë tani e bëri të qartë për mediet serbe edhe zakonisht në uniformë, Aleksandar Vulin, që me drojë paralajmëroi se rrezikojnë të ju vendosen sanksione për shkak të vendimit që nga Rusia të blejnë armatim. Ai porositi se kryesia e shtetit serb në këtë sferë asnjëherë nuk ka kaluar, dhe nuk ka marrë pjesë në histerinë antiruse, sipas tij.

Rreziku kryesor i sanksioneve vjen nga SHBA’ja, ku mendohet se dënimi më i lehtë do të mund të ishin pengesa për persona zyrtarë apo të autorizuar serbë, e versioni më i rëndë do të ishte goditje e drejtpërdrejt e industrisë serbe shkruajnë mediat serbe.
Serbia me blerjen e parë të pajisjeve ushtarake nga Rusia i ra në sy dhe rrezikonte të vendosej në listën e zezë të SHBA’ve dhe BE’së. Këto blloqe kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse pas invadimit rus të gadishullit të Krimesë dhe rajonit Donbas në Ukrainë.

Kjo nuk ju shpëtoi perëndimit që i paralajmëruan që qëndrimi i tyre dyfytyrësh duke ditur që partneri më i madh i tyre ushtarak është NATO e kjo nuk reklamohet aspak nga pushteti dhe mediat serbe derisa fryhet ai me Rusinë dëmton marrëdhëniet me perëndimin.

Në shtator ishte mbajtur edhe stërvitjet ushtarake të përbashkëta në Serbi “Mburoja sllave”, ku Rusia për herë të parë kishte dërguar jashtë territorit të tyre sistemin raketor S-400, shkruan Gazeta Metro.

Po ashtu nënshkrimi i anëtarësimit në Union Ekonomik Euro-Aziatik (marrëveshje ekonomike në krye me Rusinë dhe ish republikat e Bashkimit Sovjetik) në nëntor, edhe pse bie ndesh me rregullat e anëtarësimit në BE, anashkalon faktin se partneri më i madh tregtar i Serbisë është Bashkimi Europian dhe Gjermania në veçanti.

Ishte Asistenti i Ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer që kishte theksuar se nëse Beogradi blen armatim rus, kjo do të shtonte mundësinë e caktimit të sanksioneve të veçanta në shtator të vitit të kaluar.
“Ekziston një dozë brenge për shkak të vendosjes së armatimit rus në territorin e Serbisë, por edhe për mundësinë që Serbia të kërkojë disa sisteme specifike ruse, që do të shtonte rrezikun të i vendosen sanksione për shkaka të blerjes së pajisjeve ushtarake ruse”, transmeton Gazeta Metro.

Ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Matthew Palmer, shtoi se shpreson se partnerët e tyre serbë janë të vetëdijshëm për këtë.

“Por ne shpresojmë se partnerët tanë serbë janë të vetëdijshëm për këtë e do të jenë të kujdesshëm me transaksione të tilla” tha Palmer kur komentoi për stërvitjet e përbashkëta ushtarake të Serbisë e Rusisë “Mburoja sllave 2019”, por edhe praninë e sistemit raketor rus S-400 në Beograd. Ai vlerësoi se Amerika ka partneritet shumë të mirë me Serbinë.

Një amerikan ishte që trazoi opinionin publik serb dhe autoritetet serbe me njoftimin e vizitës së tij, Thomas Zarzecki, udhëheqësi i task forcës 231 që mbikëqyrë shtetet që shkelin sanksionet e vendosura ndaj Rusisë në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, ishte qartë dhe e pa të nevojshme të dalë e sqaron vizitën e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Thomas Zarzecki, transmeton Gazeta Metro.

Thomas Zarzecki udhëheqë ‘task forcën 231’ të Departamentin e Shtetit Amerikan, që mbikëqyr implementimin e seksionit 231 të aktit ligjor të 2017’së ‘CAATSA’, me detyrë të dënimit të shteteve që bashkëpunojnë në rrafshin ushtarak me Federatën Ruse. Ky zyrtar i lartë amerikan viziton Beogradin këtë të premte, transmeton Gazeta Metro. Kjo shkaktoi panik dhe nxiti spekulimet e medieve serbe .

Këtyre spekulimeve u detyrua të ju përgjigjet Ministri i Jashtëm të Qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic, që është deklaruar jo për herë të parë për këtë çështje. Ai më parë kishte provuar me qetësi të deklaronte se nuk ka nevojë të ju shpjegohet serbëve për çështjen e sanksioneve.

Tani pas zhurmës së mediave serbe foli për gazetën serbe Politika kishte thënës se Serbia nuk ka shkelur sanksionet e vendosura për blerje të armatimit rus e për këtë arsye nuk do duhej të kishte probleme, ka thënë Dacic.
“Ai do të ketë takime në Ministrinë e Punëve të Jashtme si dhe në ministrinë e mbrojtjes dhe atë të financave. Ai dëshiron të njoftohet me gjendjen”.

SHBA’të kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, e jo vetëm tyre por edhe Iranit dhe Koresë së Veriut. Të gjithë bashkëpunëtorët në rrafshin ushtarak me këto shtete mund të përballen me sanksione nëse “transaksion të konsiderueshëm në sektorin ushtarak apo të inteligjencës”.

Jo pak skandale me shitjen e armatimit serb jashtë vendit ishin zbuluar në Serbi që implikonin zyrtarë të lartë serb, si ministri i punëve të brendshme Nebojsa Stefanovic. Ky armatim ishte raportuar nga portali Arms Watch kishte rënë në dorë të ISIS./ Gazeta Metro


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago