Gazetari Berat Buzhala, edhe sot iu ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të zgjedhin krizën politike në vend.
Ai ka këkuar nga kryeministri Albni Kurti, ta tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut, derisa LDK-ja, sipas tij, duhet të tërheq mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Për raportet me Amerikën, sipas Buzhalës duhet të vendoset më vonë, pasi të kalojë lufta me Koronavirusin, përcjell Bota sot.
Ai e ka cilësuar Koronavirusin si armik të Kosovës.
Buzhala ka thënë se VV-ja duhet të ndalë fushatën e “egër” ndaj Isa Mustafës, e jo “t’i hedh benzinë zjarrit”.
Sipas tij, VV-ja fitoi me vetëm një përqind zgjedhjet më 6 tetor, derisa sot, ai ka thënë se shqiptarët më shumë i mbështesin partitë tjera.
Postimi i plotë i Buzhalës:
Sa nuk eshte bere shume vone, sa nuk ka shku numri i vdekjeve nga koronavirusi ne shifra te dhimbshme, sa vendi nuk eshte zhytyr ne kaos ku nuk do te kete fitues, vec humbes, Albin Kurti duhet me e terheq vendimin per shkarkimin e Agim Veliut, LDK mocionin per rrezimin e qeverise, kurse per raportet me Ameriken le te vendoset pasi te perfundoje kjo lufte me pandemine.
Kushdo qe eshte i logjikshem ne LVV, kushdo qe ka loogjike shtetformuese, duhet me e dite kete gje.
Kerkush nuk ka me fitu. Krejt kemi me humb. Kosova e ka vec nje armik para vetes: virusin.
LVV nuk duhet me qeverise me impulset e ulta te militanteve te saj. LVV duhet me e dite qe i ka fitu ne zgjedhje 25 perqind, e jo 75 per qind.
Shume ma shume ka shqiptare qe i mbeshtesin partite tjera, se sa qe e mbeshtesin LVV’ne.
Me 6 tetor Kosova nuk eshte shpallur monarki, e as Albini mbret – thjesht i kane fitu zgjedhjet per 1 perqind.
Fushata e eger, e koordinuar, e sponsorizuar, kunder Isa Mustafec vec po i hedh benzin zjarrit. Ndaleni kete cmenduri.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…