Trajneri i xhudos, Driton Kuka, e ka cilësuar si një lajm të shkëlqyeshëm vendimin e Qeverisë Rama 3, për përfshirjen e xhudisteve olimpike Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës në Frocat e Armatosura Shqiptare.
Ndaj trajnerit Kuka, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi i cili u shpreh se deri ta kupton ai hilen e Ramës, do të marrë fund gjithçka.
“Kur ta kuptosh ti hilen e Edi Ramës do ketë marrë fund gjithçka!
Nora e Distria do të shpallin se përfaqësojnë Shqipërinë e do kenë tradhtuar Kosovën! Nuk duron Edi Rama famën e Kosovës! Rama dhe Vuçiç tmerrohen nga suksesi i Kosovës!”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”
Postimi i plotë
Eeeee, o Driton Kuka!
Kur ta kuptosh ti hilen e Edi Ramës do ketë marrë fund gjithçka!
Nora e Distria do të shpallin se përfaqësojnë Shqipërinë e do kenë tradhtuar Kosovën! Nuk duron Edi Rama famën e Kosovës! Rama dhe Vuçiç tmerrohen nga suksesi i Kosovës!
Pas vilës Dua Lipës do i japin pasaportë shqiptare dhe do paguajnë që ta quajnë këngëtare nga Shqipëria! Qëllimi është që emrin Kosovë ta zevendësojnë me emrin Kosovo-Metohi!