Cedomir Jovanoviç ka folur për rastin e vëllezërve Bytiçi , duke shpjeguar se është një rast që Serbua duhet ta zgjidhë.
“Vëllezërit Bytyçi morën pjesë në disa situata në të cilat ndihmuan njerëzit të strehohen. Kjo ishte periudha pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, përfundimi i konfliktit me NATO-n, eksodi i serbëve dhe të gjithë të tjerët që ndjeheshin të kërcënuar dhe kaluan vijën administrative”, thotë Cedomir Jovanovic në TV Happy, trasmeton FMimages.net
Në mes të debatit u përfshi një tjetër mysafir, Zoran Andjelkovic , i cili i bëri Jovanoviç një pyetje interesante.
Më falni Cedo, por nëse thoni që ata ishin rreth Gjilanit, çfarë lidhje ka kjo me linjën administrative në Podujevë?
Jovanoviç u përgjigj duke shpjeguar se vëllezërit u larguan pasi shoqëruan një grup romësh.
“Ata po shoqëronin një grup romësh në kufi dhe nuk e dinin që kishin kaluar kufirin. Kjo ndodh shumë shpesh sot, atëherë nuk ishte asgjë e veçantë. Ata nuk kaluan nga Merdarja por me ndonjë rrugë dytësore dhe u mbajtën në Prokuplje, u dënuan dhe u liruan pas dy javësh nga burgu. Pastaj një grup policësh iu afruan dhe i ekzekutuan. Shteti ka për detyrimqë ta zgjidhë këtë, jo se Amerika na kërkon ta bëjmë këtë”, thotë Jovanoviç.
Jovanoviç thotë së nuk beson se ata ishin në frigoriferët e kamionëve që mbartin kufomat e shqiptarëve të vrarë të hedhur në Danub.
“Vëllezërit Bytyçi u arrestuan, vuajtën dënimet e tyre, dolën nga burgu dhe më pas u arrestuan përsëri, u morën në anën tjetër të vendit dhe u ekzekutuan brutalisht”, përfundoi Cedomir Jovanoviç .
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…