Gjermania u mobilizua vonë ndaj koronavirusit, por tashmë po i referohen si shtet model në listë pas Koresë së Jugut për menaxhimin e pandemisë dhe mbajtjen nën kontroll të kohës së dyfishimit të rasteve, çka automatikisht mundëson moton ideale: shëndetësi për të gjithë, shërbime për të gjithë.
Sa optimistë janë njerëzit e sistemit shëndetësor gjerman, ata që përballen çdo ditë me të prekurit në vijën e parë? Zonja Aurora Meta Dollenberg, mjeke urgjence dhe mjeke familjeje në Gjermani, tregoi për “Ditari” në A2 skenarin gjerman.