Rezolutë në Kongresin amerikan: Zgjidhja ose jo e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi të percaktojë raportet SHBA-Serbi
Mungesa e zgjidhjes së rastit të vëllezërve Bytyqi duhet të mbetet faktor për zhvillimin e mëtejmë të raporteve mes ShBA-së dhe Serbisë, kështu thuhet në njërën nga pikat e rezolutës së propozuar për aprovim në kongresin amerikan të datës 29 korrik 2021.
Kongresmeni republikan nga shteti i New York-ut, Lee Zeldin, ka propozuar një rezolutë në kongres që dënon vrasjet e vëllezërve Bytyqi në korrik të vitit 1999 në Serbi. Kjo rezolutë është përcjellur në Komitetin për Punë të Jashtme për aprovim që e njëjta të sillet në Kongres për votim, raporton gazeta Illyria.
Në rezolutën e propozuar janë pesë pika ku kërkohet që Dhoma e Përfaqësuesve me pajtimin e Senatit amerikan që individët që janë përgjegjës për vrasjet e vëllezërve, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi të sillen para drejtësisë.
Poashtu në rezolutën e propozuar thuhet që është e papranueshme që asnjë individ nuk është shpallur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi.
“Le të jetë e vendosur nga Dhoma e Përfaqësuesve (me pajtimin e Senatit) se është në logjikën e Kongresit që (1) ata individë që janë përgjegjës për vrasjet e korrikut të vitit 1999 të qytetarëve amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi në Serbi duhet të sillen para drejtësisë; (2) është e papranueshme që asnjë individ nuk është shpallur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi apo për ndonjë krim tjetër të lidhur me vdekjet e tyre dhe që asnjë individ nuk është përballur me akuza për ato krime të tmerrshme; (3) Qeveria e Serbisë dhe ministritë e zyrat e saj përkatëse, përfshirë Zyrën e Prokurorit Serb për Krime të Luftës, duhet ta bëjnë prioritet hetimin dhe ndjekjen penale sa më shpejt që është e mundshme të zyrtarëve të tanishëm ose ish-zyrtarëve që besohet se janë përgjegjës për vdekjet, drejtpërdrejt ose tërthorazi; (4) Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë burime të mjaftueshme për t’i ndihmuar plotësisht dhe për t’i vëzhguar në mënyrën e duhur përpjekjet e Qeverisë së Serbisë dhe ministrive e zyrave të saj përkatëse për t’i hetuar dhe për t’i ndjekur penalisht sa më shpejt që është e mundshme ata individë që besohet të jenë përgjegjës për vdekjen e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi; dhe (5) progresi, përkatësisht mungesa e tij për zgjidhjen e këtij rasti duhet të mbesin faktor i konsiderueshëm për përcaktimin e zhvillimit të mëtejmë të raporteve mes Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë”, thuhet ndër të tjera në rezolutën e propozuar.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…