E sigurt është se një çift i porsamartuar i një fisi të madh në Turqi nuk ka arsye të shqetësohet për jetesën e tyre, pasi të afërmit janë kujdesur për zgjidhjen e problemit financiar.
Sipas asaj që raportojnë mediat turke, nusja “u la me flori” teksa mori 4 kilogramë ar në bizhuteri që sipas traditës ia vendosin në qafë. Nga ana tjetër, dhëndri mori mbi 216 mijë € cash.
Për të kuptuar se sa shumë para ishin, mjafton për të thënë se u punësuan 10 persona për të numëruar të gjithë shumën që kishin lënë të ftuarit në 2 ditë festime.
Në median turke “SHOW TV” thuhet: Në qytetin e Vanit u zhvillua një dasmë legjendare e një fisi të madh. Dasma zgjati dy ditë e dy net. Atyre iu dha një pasuri e tërë. Në ceremoninë e dhënies së dhuratave, dhëndrit iu dhanë 6 milionë lira turke, ndërsa nuses 4 kilogramë ar. Pas ceremonisë së dhuratave, ishte koha për të numëruar paratë. Dhjetë njerëz u mblodhën në një tryezë. Pas orëve numërim, u bë e ditur se dhëndrit iu dhanë 6 milionë lira dhe nuses 4 kilogramë ar.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…