Çfarë dëshiron vërtet Rusia nga bisedimet me Amerikën

Kur zyrtarët amerikanë dhe rusë të zënë vendet e tyre për të filluar negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, secili do të vijë i armatosur me një listë koncesionesh.

Për ekipin e diplomatëve të lartë të Donald Trump, qëllimi është i thjeshtë: t’i jepet fund “luftës së tmerrshme”.

Por për Vladimir Putinin, bisedimet në Arabinë Saudite, që është takimi më domethënës mes palëve që nga pushtimi në shkallë të gjerë i Moskës, paraqesin një mundësi unike për të zgjeruar listën e tij të kërkesave.

Presidenti rus ka kërkuar që Ukraina të tërheqë trupat e saj nga katër rajonet që Rusia aneksoi në shtator 2022 dhe të heqë dorë nga oferta e saj për t’u bashkuar me NATO-n si pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Si pjesë e përpjekjeve të rimëkëmbjes së Rusisë pas luftës, Putini ka të ngjarë të kërkojë heqjen e sanksioneve të ashpra ekonomike që kanë çuar në një zhvlerësim të rublës dhe rritje të inflacionit.