POLITIKE

‘Çfarë fitojmë nëse barrikadat mbeten’, Vuçiqi i drejtohet ish-policit serb: Le të përpiqemi të flasim para se të shkojmë në luftë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

Aleksandar Filipoviq, i cili së fundi u largua nga Policia e Kosovës i tha Vuciqit se ligji dhe drejtësia për serbët në Kosovë nuk ekziston dhe se vitin e fundit është bërë e padurueshme.

“Nuk ka jetë për serbët, ndërsa në veri të Kosovës ka “banditë” të veçanta. Veriu nuk është i shtet të Kosovës. Ata nuk kanë asnjë element të shtetësisë atje, as nuk zbatojnë kompetencat e tyre, as ligjin – tha Filipoviç.

Tutje, ai shtoi se nëse shqiptarët i heqin barrikadat, do t’i gjuajnë mbi ta sikur gjuajnë lepujt.

Vuçiq i tha Filipoviçit se duhet biseduar para se të shkohet në luftë.

Duke u mundua ta bind Filipoviqin, Vuciqi shtoi se janë 500 gjëra që do të marrin nga ndërkombëtaret nëse do të tërhiqen barrikadat.

– Unë vetëm po ju pyes, çfarë marrim? Qëndroni nesër në barrikada dhe çfarë t’u themi atyre që na kanë plotësuar pothuajse të gjitha kërkesat? Nëse u themi se nuk u besojmë, atëherë me kë do të flasim nesër. Le të përpiqemi të flasim para se të shkojmë në luftë. Asnjë nga serbët nuk mund të gjuajë si lepujt. Edhe pse do të donin. Po të shkojnë të na kapin një ose dy si lepuj, nuk ka më marrëveshje.

“Vetëm mendoni përsëri, para fundit të mbrëmjes, çfarë fitojmë nëse barrikadat mbeten? Dhe unë mund t’ju them 500 gjëra që i marrim nëse tërhiqen – tha Vuçiq dhe theksoi se nuk ka asnjë të keqe për ne në zgjidhjen e propozuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago