POLITIKE

Çfarë ndodh nëse Thaçi drejton bisedimet me Serbinë? – Përgjigjet Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është pyetur nga gazetari Çim Peka, se çfarë do të bëjë ai nëse ndërkombëtarët do të thërrasin Hashim Thaçin në bisedime me Serbinë.

Ai është shprehur se kjo është shkelje e kushtetutës.

“Nëse do të ndodhje kjo, kjo është shkelje e kushtetutës. Është gjykata Kushtetuese që ka vendosur se drejtues i negociatave me Serbinë është kryeministri. Hashim Thaçi do të jetë drejtues i shtetit, por ai nuk do të mund të drejtojë apo bëjë politikën e jashtme. Është problem të bësh marrëveshje me dikë, kur nuk pajtohesh as për faktet.

Ne themi se kanë përdhunuar 20 mijë vajza e gra, Serbia thotë shkije. Ne themi na kanë djegur shtëpitë, Serbia thotë terrorist. Ne themi që na kanë vjedhur fondet bankare, të pensioneve, Serbia thotë prap terrorist”.

Nëse serbët nuk pranojnë të diskutojnë këto gjëra, çfarë ndodh?

Unë si drejtues do të mbledh spektrin politik në Kosovë dhe do të bëj një listë të kërkesave. Në këtë listë unë do të përfshijë edhe liderët e tjerë të partive opozitare. Serbia para se të jetë e fiksuar pas territori, është shoviniste ndaj shqiptarëve. Serbinë e pengojnë shqiptarët.

A mendoni se kjo listë i bllokojnë bisedimet?

Edhe dëshmorët po të çohen nga varret, nuk ja falin borxhet Serbisë, jo më ne që jemi të gjallë. Jam shumë kureshtarë të di se çfarë përgjigje do të japë Serbia. Këtë do ta bëj edhe si shqiptar, si kryeministër. Serbia ka vrarë 160 mijë jo serbë në luftërat e tyre. Nëse 1 serb ka vrarë, 1 mijë kroatë, boshnjakë, apo shqiptarë janë vetëm 160 kriminelë që kanë qenë në burgjet e Serbisë./syri.net


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago