KRYESORE

Çfarë përfshin projekti i Portit të ri të Durrësit?

Më 1 maj 2022, si për t’i paraprirë asaj çfarë do të ndodhte në fundvitin 2022 në Shqipëri, investitori i Emirateve, Muhamed Alabbar, do të jepte një intervistë për median amerikane CNN, mbi atë që do të kthehej në investimin më të madh për një port turistik në Detin në Mesdhe.

Me votimin në Parlament orët e para të mëngjesit të 25 nëntorit, projekti i njohur si “Durrës Marina Bay”, duke marrë 74 vota pro, merr edhe dritën jeshile për nisjen e punimeve në vitin 2023.

Ai do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 mijë e 600 metrave katrorë.

Në të parashikohet të bëjnë pjesë 12 mijë apartamente dhe dy hotele me 850 dhoma në tërësi.

Projekti parashikon gjithashtu 80 mijë metra katrorë hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura, si edhe një gjatësi plazhi prej 700 metrash.

Ndërsa, Qeveria, është bërë me dije se do të marrë 33.3% të dividentit.

Por, çfarë fshihet përtej shifrave?

Vetë Alabbar, si më 1 maj 2021 kur foli për projektin për të parën herë, si më 31 dhjetor 2021, kur vizitoi zonën e përfshirë në projekt, por po ashtu edhe pas kalimit të projektit në Parlamentin shqiptar, e ka theksuar dhe ritheksuar një gjë të vetme: Nuk keni parë asgjë si ky projekt më parë, me një shndërrim të tillë!

Në mënyrë faktike, ai fillimisht përfshin edhe zhvillimin e zonës së Spitallës me procesin e rindërtimit të pas-tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kështu, përpos resortit në vetvete, do të mendohet edhe për banorët e zonës, ku një pjesë e madhe preken nga projekti. Kjo gjë, duke i dhënë vlerë të shtuar pasurisë së paluajtshme atje.

Një zhvillim “mbresëlënës” sipas Alabbar, është edhe fakti se në zonë do të investohen 2 miliardë euro dhe do ta kthejë këtë në investimin më të madh në Ballkan, të realizuar në periudhën kohore deri në vitin 2025, kur edhe mbaron mandati i tretë i Ramës në krye të vendit.

Porti tregtar

Me kthimin e portit aktual të Durrësit, i cili ka natyrë tregtare, në port turistik, lind domosdoshmëria për të zhvendosur infrastrukturën portuale të tanishme.

Kjo gjë, do të bëhet duke investuar në Porto Romano, ku është tërhequr tashmë vëmendje edhe nga shtetet e tjera.

Ky fakt, vjen pasi Kosova nga njëra anë dhe Maqedonia e Veriut nga ana tjetër, kanë shprehur interes të qartë për të pasur pikërisht këtë port, si porte të thatë në vendet e tyre.

Zhvillimi do të përfshijë edhe sistemin hekurudhor, i cili pritet fillimisht të lidhë aeroportin me Tiranën dhe Porto Romanon e më pas edhe me Prishtinën dhe Strugën, për ta quajtur projektin të përmbyllur.

E gjitha, bashkëngjitur me projekte si infrastrukturore si unaza shqiptare ballkanike, e cila do të lidhë Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin përmes një autostrade.

Nën kontestime të shumta nga opozita shqiptare, me pretendimin se Qeveria është palë e korruptuar në këtë projekt, përfundimi me dritë jeshile, ishte i vështirë.

Po aq të vështira, siç ka thënë edhe kreu i Qeverisë, Rama, kanë qenë edhe negociatat mes shtetit dhe investitorit Alabbar.

Mirëpo, tashmë, gjithçka mbetet për t’u parë është konkretizimi, nëse Durrësi vërtetë do të kthehet në Dubain e Mesdheut, apo jo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago