FOTO&VIDEO

Cilat biznese nga sot mund të punojnë dhe çka ju rekomandohet

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), ka bërë publike masat për bizneset që duhet të ndërmerren për parandalimin e koronavirusit

1.Masat brenda lokalit: të merren masa higjienike, të dezinfektohet, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë), të sigurohet që në secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz, sa të mund të mbahet distanca minimale prej një metër në mes të njerëzve.

2.Përveç kafeneve, bareve, pubeve, restoranteve, qendrat tregtare (përjashtuar farmacitë dhe marketet brenda tyre), tregjet e kafshëve dhe automjeteve, operatoret tjerë mund të punojnë.

Të sigurohen që kushtet e pikës 1 janë plotësuar

Pazaret, çarshitë dhe tregjet konsiderohen si qendra tregtare dhe mbyllen.

Hotelet duhet t’i mbyllin operacionet e gastronomisë (restorantet, bufetë, etj.) Mysafirët do të shërbehen me ushqim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë se i ka të dhënat e sakta të mysafirëve, vendin prej kah kanë ardhur dhe se do të ndërmarrë masa konform udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë;

Gjithashtu, kompanitë specifike (shërbime komunale, financiare, komunikime elektronike) mund të ofrojnë shërbime deri në një masë të domosdoshme, por me orar e staf të reduktuar. Paraprakisht, duhet të sigurohen se një pjesë të operacioneve i kanë kaluar në kanale elektronike.

3.Operatorët ekonomikë me ofertë mikse: shitje dhe shërbim, psh: furrë buke (shet gatojca dhe i shërben të njëjtat brenda lokalit); byrektore (shet dhe shërben); qebaptore, pastiqeri, gjellëtore, e ushqimore tjera.

Ndërsa, pikat e karburantit (shesin karburant, lubrifikantë, pajisje përcjellëse, por edhe kanë kafene e gjellëtore); auto-larje, e raste të ngjashme, që edhe shesin produkte, por edhe shërbejnë duhet vetëm të shesin, kurse shërbimi i pijeve e ushqimeve duhet të ndalohet!

Personat përgjegjës të operatorëve ekonomikë obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezentë në lokal të jetë së paku 1 metër, personat tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.

4.Prodhuesit dhe ndërtimtarët mund të mos e ndalojnë prodhimin, por detyrimisht të marrin masa të organizimit në punë si: ndërrime (turne) për të reduktuar numrin e njerëzve që qëndrojnë në prodhim dhe të sigurohet distanca minimale prej 1 metër gjatë gjithë kohës.

Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokalet afariste, përveç shitësit dhe blerësve. Personat përgjegjës të operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit prodhues e fushës së ndërtimit të sigurojnë që distanca në mes personave të jetë së paku 1 metër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago