Viti i Ri është festa e preferuar e shqiptarëve. 96% e tyre e vlerësojnë Vitin e Ri si një nga tre festat më të rëndësishme për ta.
Vrojtimi i Barometrit në Euronews Albania i pyeti qytetarët për festat e tyre të preferuara dhe mënyrën se si i kalojnë këto festa.
Mes festive fetare, Bajrami i Madh (ose Kurban Bajrami) është më e preferuara (63%).
Më pas vijnë Krishtlindjet (27,4%) dhe Pashkët (21%).
Festat kombëtare të Shqipërisë nuk janë ndër të preferuarat e tyre.
Më pak se një në dhjetë shqiptarë (6%) preferon festën e flamurit dhe akoma më pak preferohet dita e çlirimit (2,6%).
Gjetjet janë të Barometrit të realizuar në 20-30 nëntor 2021, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar, me 1000 intervista ballë për ballë në familje.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…