Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi Tiranën mbrëmë, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit mbeti i vrarë roja i kësaj godine, 60-vjeçari Pal Kola.
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio Serbiano” përmes një videoje në rrjetet sociale pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.
“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojën unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na vini kontroll në 4 të mëngjesit, vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetëson familjen.”
Gjatë një bisede me njërin prej shokëve të tij, reperi ka bërë me dije se efektivë të RENEA-s i kanë shkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për ta kërkuar si të dyshuar për ngjarjen. Por ky i fundit prej ditësh ndodhet në Itali dhe në banesë janë gjendur vetëm familjarët e tij të cilët janë shqetësuar nga kontrollet e befasishme.
Ndërkohë për ngjarjen policia ka shoqëruar disa 2 persona nga Shkodra pasi dyshohet se autorët të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës ku po kryhen kontrolle.
Dyshohet se arma e përdorur për sulmin është hedhur në ferra.
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…
Zana Guxholli, e ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, deklaroi se me nafta…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të…