Përkundër disa mendimeve qe po dalin nga Prishtina (qofshin analiste apo politikan) per diasporën shqiptare here duke kritikuar e here duke fyer, diaspora shqiptare nuk ndalet, ajo po e bën punën dhe detyrat e veta kombëtare. Si rezultat i saj është edhe zgjidhje e shefit te ri te NSA-së mikut te madh te shqiptareve John Ratcliffe, pas largimit Grenellit i cili ditëve te fundit ishte ne shënjestër te kritikave deh akuzave te shumuar nga shqiptaret ne Kosove, Ballkan deh Amerike çka këta te fundit u deshten t’i shkruajnë presidentit SHBA-ve Danald Trump.
Gazetat në Beogradit: John Ratcliffe, sot shef i NSA-së avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës!
Derisa dikush është gëzuar apo e ka mirëpritur zgjedhjen e z.John Ratcliffe ne krye te CIA-s kjo jo vetëm se nuk është mirëpritur por edhe ka bere nervoz dhe ka çmendur serbet, sidomos lobin serbe ne Amerike apo serbet ne Ballkan.
Se është kështu mjafton te shfletojmë shtypin serbe te djeshëm dhe te sotëm dhe lexuam këta tituj si: B92: Lobi i madh shqiptar u bë njeriu i djathtë i Trump” (B92: Veliki albanski lobista postao Trampova desna ruka); “Sputnik: Lobisti i madh shqiptar, dorë e djathte e Trumpit (Sputnik: Veliki albanski lobista nova Trampova desna ruka) etj..
Kurse B92 ne shkrimin e saj te titulluar “Senati konfirmoi emërimin e Ratcliffe” (Senat potverdio nominaciju Retklifa) ka shkruar se “Senati amerikan konfirmon emërimin e Kongresmenit republikan të Teksasit John Ratcliffe si drejtor i ri i inteligjencës kombëtare” Sipas kësaj gazete, Senati mbështeti nominimin me 49 vota pro dhe 44 kundër, me kundërshtim të fortë nga Demokratët”.
Sipas e mdiave serbe Trump fillimisht emëroi Ratcliffe vitin e kaluar, dhe më pas papritmas vendosi të tërhiqte kandidaturën e tij. Ai e mori vendimin pas kritikave nga senatorë nga të dy palët që Ratcliffe, i cili mbronte ashpër Trump gjatë hetimit në Rusi, nuk ishte i kualifikuar për të mbikëqyrur 17 shërbimet e inteligjencës amerikane.
Në një seancë që konfirmoi emërimin e tij në Senat në fillim të këtij muaji, Ratcliffe tha se ai do të sigurojë inteligjencë pa paragjykime, paragjykime ose ndikim politik, dhe se ai besonte se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet e mëparshme presidenciale dhe mund të provonte përsëri.
Portalet tjera serbe kane shkuar “Lobimi i fortë i diasporës, berio qe shqiptaret te fitojnë ne Amerike, sjellin një njeri te vetin ne krye te CIA-s Ai është një lobist i shkëlqyer shqiptar”.
Sipas mediave te Beogradit, pas largimit te Grenell, Presidenti amerikan Donald Trump emëroi Kongresmenin e Teksasit John Ratcliffe në pozicionin e drejtorit kombëtar të inteligjencës. Ratcliffe ndryshe është i bashkangjitur fort me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe njihet si një avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Ekonomik Kombëtar të Diasporës Shqiptare, ku mbajti një fjalim dhe tregoi shenjën e Shqiponjës Etnike. Ratcliffe gjithashtu u shfaq në takime me Pandeli Mike, ministrin e diasporës në Shqipëri dhe Fatmir Mediu, një ish-ministër i mbrojtjes i Shqipërisë. Ratcliffe ndryshe është i bashkangjitur fort me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe njihet si një avokat i njohjes së pavarësisë së Kosovës.