KRYESORE

Çmendet Bordi i Ramës, çmimi i naftës do të jetë 258 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e karburantëve dhe të gazit. Kështu, çmimi i naftës do jetë 258 lekë/litri, kurse i benzinës 243 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordet e Transparencës të ngritura nga Kryeinistri Edi Rama, gjoja për të mbrojtur konsumatorët nga çmimet abuzive, duket se po luajnë rolin e kundërt, duke legjitimuar abuzivizmin.

Thjesht kostot i ka marrë përsipër Edi Rama përmes Bordit, çka duket se është një tjetër mbrojtje që po i jepet tregtarëve të karburanteve, në kushtet kur çmimet e vendosura as nuk pasqyrojnë luatjet në bursa dhe as nuk i përgjigjen të ardhurave të shqiptarëve.

Prej kohësh Shqipëria është ndër vendet ku çmimi i karburanteve është më i lartë se shumë prej vendeve të BE, kjo jo vetëm krahasuar me të ardhurat, por edhe me çmimet e bursave ndërkombëtare, që merren për referencë.

Vendimi i Bordit të Transparencës datë 08. 06. 2022:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Qershor 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Sqarojmë se:

Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhet bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në), janë çmime tavan dhe asnjë operator ekonomik nuk mund të tregtojë këto nënprodukte tej Vendimit të Bordit.

Çdo Operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet maksimale të miratuara nga Bordi.

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 258 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 246 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

3 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

13 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

17 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

17 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

1 ditë ago