Katër drunj të shkurtuar kushtojnë 4.79 euro centë në Dragash.
Për këtë ka njoftuar një qytetar nga Dragashi, i cili e kishte blerë një thes me katër dru.
Në etiketën e thesit me katër drurë shkruan se kjo sasi është “0.022 m3 dru”.
Ai, pasi i ka blerë këta drunj, ka shkrepur një fotografi dhe ka bërë një koment ironik:
“Ishalla nuk ndien kamini im se në shenjë proteste ma mbush dhomën tym!”