Një palë sandale të veshura nga Steve Jobs janë shitur në ankand nga Julien’s Auctions për gati 220 mijë dollarë. Është një model kamoshi nga Birkenstock që daton në mesin e viteve 1970 dhe mban gjurmën e themeluesit të Apple. Sipas shtëpisë së ankandeve, sandalet u vlerësuan në rreth 60 mijë dollarë, por në fund çmimi gati u katërfishua. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për sandale.
Jobs, i cili ndërroi jetë në vitin 2011 për shkak të kancerit të pankreasit, i veshi ato sandale në shtëpinë e prindërve të tij në Palo Alto në Kaliforni, ku në vitin 1976 me Steve Wozniak krijoi Apple. Steve Jobs ndryshoi botën jo vetëm me risitë e tij novator, por edhe me stilin e tij të udhëheqjes së biznesit dhe modën e veshjes së sandaleve.
“Këto Birkenstocks u veshën nga Jobs ndërsa ai bëri histori dhe ishin elementi kryesor i ikonës së teknologjisë”, tha Darren Julien, CEO dhe themelues i Julien’s Auctions.
Rikujtojmë, se një palë atlete të veshura nga legjenda e basketbollit amerikan u shitën në ankand për vlerën e 1.47 milion dollarëve. Jordan i përdori këto atlete Nike Air Ani kuqezi gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. Çmimi ishte më i larti i paguar ndonjëherë për këpucët e përdorura nga çdo sport.