President Donald Trump addresses a joint session of Congress on Capitol Hill in Washington, Tuesday, Feb. 28, 2017. Vice President Mike Pence and House Speaker Paul Ryan of Wis. listen. (Jim Lo Scalzo/Pool Image via AP)
Pritjes i ka ardhur fundi. Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, kur tha se do të jepte një lajm të madh më 15 nëntor, Donald Trump shpalli zyrtarisht rikandidimin e tij për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë.
“Rikthimi i Amerikës nis nga sot”. Kështu u shpreh ish presidenti gjatë deklaratës së tij për shtyp në Mar-a-Lago ku u shfaq i rrethuar nga flamuj amerikanë, në një fjalim që zgjati pothuajse 1 orë.
Trump renditi arritjet e presidencës së tij dhe nuk la pa sulmua administratën Biden se e ka çuar vendin në humnerë dhe poshtëruar ndërkombëtarisht me tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe konflikti në Ukrainë, ku ndezi sërish alarmin e një sulme bërthamore.
“Njerëzit janë të zemëruar dhe ne kemi një president që e zë gjumi në samitet ndërkombëtare’, vijoi ai. Ndërkohë që menjëherë për këto deklarata reagoi dhe Biden, i cili përmes një Twitter-i shkroi se “Trump e ka shkatërruar Amerikën”.
Më tej, Donald Trump, premtoi se nuk do t’ia japë mundësinë Biden që të ketë një madat të dytë duke u angazhuar se deri në ditën e zgjedhjeve do të luftojë si askush më parë ndaj të majtës demokratike radikale që vijon ta shkatërrojë vendin nga brenda.
“Kjo nuk do të jetë fushata ime. Kjo do të jetë fushata juaj”, përfundoi ai.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…