LAJME

Credit Suisse shpallet fajtore për pastrim të parave

Banka Credit Suisse është shpallur fajtore dhe gjobitur për përfshirje në pastrim të parave në lidhje me një rrjet të drogës nga Bullgaria, raporton BBC.

Gjykata Penale Zvicerane ka konstatuar se banka nuk ka bërë mjaftueshëm për të parandaluar anëtarët e bandës kriminale nga përftimi nga shitja e kokainës në Evropës.

Banka është gjobitur me rreth 2 milionë euro dhe është urdhëruar që t’ia paguajë Qeverisë së Zvicrës afro 17.5 milionë euro.

Banka ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të apelojë ndaj vendimit.

Ish-tenistja bullgare, Elena Pampoulova-Bergoni, që kishte punuar në bankë për një periudhë, u shpall fajtore për pastrim të parave nga gjykata zvicerane dhe u dënua me 20 muaj burgim me kusht.

Gjykata ka dëgjuar dëshmi për rolin e bankës në pranimin e miliona euro në depozita bankare mes viteve 2004 dhe 2008, të cilat ishin të dyshimta.

Prokurorët kanë thënë se Pampoulova-Bergomi, kishte krijuar lidhje me ish-mundësin bullgari Evelin Banev, që ishte figurë e madhe në një rrjet të trafikimit të kokainës në Evropë.

Në gjykatë është thënë se ish-tenistja rregullisht kishte marrë çanta plotë me para kesh, madje në vlerë deri 500 mijë euro nga persona të njohur me mundësinë Banev.

Credis Suisse është banka e dytë më e madhe në Zvicër. Është hera e parë që një bankë në Zvicër është ndjekur penalisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago