Hashim Thaçi dje tha se Kosova futet në dialog me qëllim final vetëm njohjen nga Serbia dhe asgjë tjetër. Ivica Daçiq tha sot se Serbia dialogon për paqe e stabilitet, por asnjëherë për njohje të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nëse Kosova futet në dialog me qëllimin e vetëm për të arritur njohje nga Serbia, atëherë nuk do të arrijë asgjë, shkruan Tanjug.
Daçiq, me ketë deklarim i është përgjigjur presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili dje tha se Kosova po futet në dialog për njohje dhe asgjë më pak.
“Nëse është çështja; njohje ose asgjë, atëherë asgjë. Le të jemi plotësisht të hapur,” u tha Daçiq gazetarëve në një konferencë për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Politikani serb tha se megjithatë Serbia është që të dialogojë me Kosovën dhe të gjinden mundësi për arritjen e stabilitetit afatgjatë.