Hapi i pushtetit në Podgoricë që të mbyllet kufiri për qytetarët e Serbisë është qesharak edhe akt pakuptim, ka pasoja që direkt do dëmtojnë qytetarët e Malit të Zi ka thënë në reagimin e tij ministri i jashtëm Ivica Daçiq, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.
Kështu ka komentuar Daçiq vendimin e pushtetit malazez që me “qëllim nuk ka vendos Serbinë në listën e vendeve qytetarët e së cilës munden të hyjnë lirshëm në Malin e Zi”.
“Kjo dëshmon raportin që kanë ndaj Serbisë, nëse qytetarët serb munden lirshëm të udhëtojnë ne Hungari, Greqi edhe Bullgari pse nuk munden në Malin e Zi ?. Me të vërtetë është qesharake dhe tregon në çfarë niveli ka ardhur politika shtetërore e këtij vendi, ata ndërmarrin hapa në dëm të vetë dhe qytetarëve të vetë” tha ai.
Me këtë sipas tij pushteti malazez ka thënë “ nuk na duhen turistët nga Serbia!”
“Cilët turistë do të ketë?, kjo është porosi ku duhet të shkojnë qytetarët tanë si turistë dhe ku duhet harxhojnë parat” theksoi Daçiq.
Në pyetjen cilat janë shkaqet për këtë vendim ai theksoi se janë kryekëput politike.
“Sa na përket neve, ne kemi vendos hapjen e kufijve dhe qytetarët malazez mund të udhëtojnë në Serbi pa kufizim e problem. Ky është raporti i Serbisë, e po shihni cili është i Malit të Zi. Ata këtë e shohin përmes problemit që kanë me Kishën Ortodokse Serbe dhe asaj sa banorë deklarohen besimtarë të SPC. Është e qartë se ata kanë problem me popullin serb”– tha Daçiq.
Ai tha se Serbia nuk do dërgoj notë proteste për këtë.
“Në vend që të përpiqen të tërheqin turistë dhe të lirojnë qarkullimin e njerëzve. Nuk di çka mendojnë qytetarët malazez posaçërisht ata në bregdet. Pas këtij vendimi qesharak ne mbetemi te qëndrimi se qytetarët e Malit të Zi mund tël vijnë në Serbi” përfundoi ai.