Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, dje është përplasur ashpër me Komisionerin e BE’së për Zgjerim, Olivér Várhelyi , duke detyruar këtë të fundit që të lëshojë edhe takimin.
Lidhur me këtë përplasje verbale ka folur vetë Daçiq duke thënë se thjesht i ka bërë pyetje sikur të gjithë zyrtarëve tjerë perëndimor.
“E kam pyetur me ton normal se çfarë do të bëjë BE’ja për mos respektimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe pse heshtën kur u rrëmbyen faltoret e Kishës Katolike në Mal të Zi”, ka thënë Daçiq.
Kreu i diplomacisë serbe ka thënë se nuk ia ka bërë këto pyetje zyrtarit të lartë të BE’së në rrafshin personal dhe se me zë normal e ka pyetur se çfarë do të bëjë BE’ja me shkeljet e marrëveshjeve që po i bënë Prishtina për shumë vite, e për të cilat ka qenë garantues Brukseli.
Daçiq gjithashtu ka treguar se e ka pyetur se çfarë do të ndodh me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për themelimin e të cilit ishte zotuar Kosova në kuadër të marrëveshjes së Brukselit.
“E kam pyetur gjithashtu se kur Serbia mund të anëtarësohet në BE dhe nëse ata do të heqin çështjen e Kosovës nga kapitulli 35, dhe nëse ata do të insistonin që ta ndërlidhin përparimin tonë me zgjidhjen e çështjes së problemit me Kosovën”, ka thënë Daçiq.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…