BREAKING NEWS

Koronavirusi, 73 viktima në 24 orët e fundit për një total prej 638, mister vdekja e mjekut që ngriti alarmin për epideminë

Përsëri 24 orët e fundit kanë qenë të ndër më të rëndat për sa i përket numrit të viktimave, 73, prej tyre 69 në provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 638, ndërsa 4 mijë e 821 pacientë të tjerë janë në gjendje kritike.

Lajmi i vetëm inkurajues është rënia e lehtë, për të dytën ditë radhazi, e numrit të të infektuarve të rinj të raportuar, 3343, për një total prej 31485. Eshtë ende herët të flitet për ngadalësim të përhapjes së epidemisë dhe vetëm të dhënat e ditëve të ardhshme do të jenë në gjendje ta konfirmojnë atë.
Midis viktimave të djeshme është edhe Li Wenliang, 32 vjeçari mjeku okulist kinez i Wuhan, i cili para dy muajsh përmes një mesazhi paralajmëroi miqtë e tij që të ishin të kujdesshëm, pasi po shfaqej një koronavirus ndryshe nga të gjithë të tjerët.

Ai u akuzua për përhapjen e lajmeve të rreme dhe prishje të rendit shoqëror. Po pasi shpërtheu epidemia, autoritetet i kërkuan falje doktorit që tashmë ishte edhe vet i infektuar dhe që e tregoi historinë e tij në fund të janarit, kur ai postoi në Weibo një kopje të letrës që ai i kishte drejtuar autoriteteve dhe ku shpjegonte epideminë që sapo kishte nisur. Për shumë njerëz ai është një hero, një shembull i integritetit përballë heshtjes së regjimit.

Por vdekja e tij u mbulua nga misteri dhe deklaratat kontradiktore.

Fillimisht mediat shtetërore në Kinë, përfshirë ‘Global Times’ dhe ‘People Daily’ lajmëruan vdekjen e tij dhe më pas e tërhoqën lajmin. Spitali Qendror i Wuhan shkruajti në llogarinë e tij zyrtare në Weibo, versioni i Twitter në Kinë, se Li Wenliang ishte i sëmurë rëndë dhe se mjekët po përpiqen të bëjnë më të mirën për ta mbajtur atë në jetë. Pastaj sërish u konfirmua vdekja e tij duke shkaktuar një valë të paparë zemërimi në rrjetet sociale kineze, me kritika të ashpra ndaj autoriteteve që censura nuk arriti t’i mbante nën kontroll.
Ndërkohë, situata në tragetin e bllokuat në gjirin e Jokohama në Japoni duket veçanërisht e rëndë. Autoritetet japoneze kanë testuar deri tani vetëm 273 pasagjerë nga 3700 dhe 60 prej tyre kanë rezultuar të infektuar.
Kina zyrtare po prezanton para botës masa ekstremisht shtrënguese për të kontrolluar shpërthimin e infeksionit.

Pekini ka ndaluar grumbullimet në grup për ngjarje të tilla si ditëlindjet dhe dasmat,  qytete si Hangzhou dhe Nanchang kanë urdhëruar popullatën të furnizohen me ushqime rezervë për të paktën 10 ditë kurse në provincën e Hubei autoritetet kanë urdhëruar fikjen e ashensorëve në të gjitha ndërtesat për të dekurajuar banorët që të dalin jashtë në Wuhan mjekët po shkojnë derë më derë për të kryer kontrolle të temperaturës te 11 milion banorët.

Por karantina prej virusit nuk është vetëm mjekësore, por edhe ekonomike dhe tregtare.
Kina po numëron, përveç viktimat por edhe dëmet e shkaktuara në ekonomi teksa fabrikat janë mbyllur, qytetet janë izoluar dhe mjetet  transportit kanë ndërprerë punën. Dhe duke qenë se gjigandi kinez përfaqëson një pjesë të mirë të ekonomisë botërore, dëmi i shkaktuar është i të gjithëve. Prodhuesit e makinave në të gjithë botën po llogarisin humbjet pasi fabrikat në Kinë mbeten ende të mbyllura për shkak të epidemisë së koronavirusit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago