Mirlind Daku pati debutimin e ëndrrave për një ndeshje me fanellën e kombëtares në fushë shqiptare dhe golin e realizuar vetëm një minutë pasi hyri në fushë, ai ia kushtuar dëshmorëve të atdheut.
Gjatë një interviste të shkurtër në mbyllje të ndeshjes, sulmuesi shqiptar u pyet pikërisht për emocionet, ku nuk ka fshehur se në çastin e shënimit, gjithë vuajtjet që ka kaluar për të arritur aty ku është i janë shfaqur përpara syve.
“Ia kushtoj së pari golin familjes time, që ka sakrifikuar që unë të jem këtu, por edhe dëshmorëve të atdheut, të cilët dhanë jetën për lirinë tonë”, ka rrëfyer Daku mes emocionesh.
Shqipëria arriti një fitore historike përballë Polonisë, me rezultatin 2 me 0, ku golin e parë e shënoi Jasir Asani me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës dhe rezultatin e vulosi Daku nga brenda zonës.
Polakët u treguan krejtësisht të pafuqishëm për të reaguar në “Air Albania” dhe tashmë kualifikimi për ta kthehet në makth.
Kjo, pasi Shqipëria e udhëheq grupin me 10 pikë, me tre ndeshje të mbetura.
Republika Çeke dhe Moldavia ndjekin me 8 pikë, e më tej Polonia me 6 e Ishujt Faroe me 1.
Por, polakët, në rast të pikavarazhi të njëtjë me Shqipërinë, tashmë janë të penalizuar për shkak të golave dhe kuqezinjtë kanë epërsinë.