FOTO&VIDEO

Merr fund dilema! Jo vetëm gërma Z mbi tanke/ Ja të gjitha simbolet e rusëve dhe kuptimi i tyre

Pushtimi rus në Ukrainë është shoqëruar edhe me mistere. Përshembull, simbolet mbi autoblindat apo tanket ruse kanë mbetur pa shpjegim zyrtar nga Moska. Ndërkohë që individë të ndryshëm e kanë interpretuar gërmën Z si inicial i disa fjalëve: Za pobjed (Për fitoren), Zapad (Drejt perëndimit) e të tjerë.

Por krahas gërmës Z mbi tanke, janë edhe një sërë simbolesh që ndoshta nuk i keni vënë re, raporton javanews. Kështu analisti Oliver Aleksandër ka sjellë foto-fakte të blindave në terren si dhe shpjegimin për secilin simbol që ato mbajnë. Në fakt, duket se Z nuk shërben për asgjë tjetër, veçse për të dalluar se cilit divizion i përkasin trupat.

Aleksandër në shpjegimin e tij shprehet se Z i përket Forcave të Ushtrisë Lindore ruse, pra atyre që kanë hyrënë Ukrainë direkt nga Rusia. Gërma Z e futur në katror është e forcave të Krimesë. Gërma O, apo një rreth mbi tank, tregon se janë trupat bjelloruse, shkruan javanews. Ndërsa një V e madhe simbolizon trupat e Marinës Ruse.

Çeçenët kanë një X mbi mjetet e tyre, apo një vijë diagonale. Me gërmën A identifikohen Forcat Speciale, për të cilat thuhet se nuk kanë ndërhyrë ende në Ukrainë. Ndërsa për t’i identifikuar helikopterët rusë mjafton të dini që ata janë me ngjyrë gri

Për më tepër shihni shembujt e mjeteve në terren dhe hartën se si është bërë ndërhyrja në Ukrainë dhe nga kush.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

17 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago