Në foto: Erisilda Abedini (majtas), Klevis Ruçaj (në mes) dhe Sikela Përroj (djathas)
A2CNN ka siguruar foton e tre viktimave të aksidentit tragjik pasditen e djeshme në Tiranë, Klevis Ruçaj, Sikela Përroj dhe Erisilda Abedini.
Mësohet se Sikela Përroj, e cila humbi jetën në vendngjarje ishte me origjinë nga Shalsi i Cërrikut, ndërsa kishte mbaruar studimet për degën e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Ndërkohë, viktima tjetër, Erisilda Abedini, e cila po ashtu humbi jetën në vendin e ngjarjes mësohet se ishte nga Tirana.
Kujtojmë se, aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në unazën lindore të Tiranës pasditen e së enjtes. Përveç tre viktimave, nga ky aksident mbetën edhe tre të tjerë të plagosur rëndë, të cilët kanë përfunduar në spital ku po marrin kujdes shëndetësor.
Automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut.
Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese të mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60 vjeç.
Ndërsa, si pasojë e aksidentit humbën jetën dy vajza, të cilat ishin pasagjere në automjetin “Audi”. Sipas informacioneve nga Spitali i Traumës, drejtuesi i mjetit tjetër, Qemal Kurti dhe pasagjerët OK, 24 vjeç, dhe A.K 51 vjeç, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…