T7 siguron pamje të Lumezit teksa shkon në zyrën e Thaçit. Ndonëse shef i stafit të Presidentit, Bekim Çollaku është çuditur kur u pyet rreth kësaj vizite të kryeprokurorit te Thaçi.
Një takim të tillë presidenti Hashim Thaçi e kryeprokurori Aleksandër Lumezi, kanë pasur edhe të martën që lamë pas.
Këtë ditë shefi i organit të akuzës është filmuar tek hynte në ndërtesën e Kuvendit, ku janë edhe zyrat e presidencës.
Por, arsyeja e këtij takimi ende nuk dihet.
Bile këtë arsye nuk e di as Bekim Çollaku, që është shef i stafit të Hashim Thaçit. Çollaku pyet se pse duhet ta dijë ai për këtë vizitë.
Prokuroria e shtetit të kontaktuar nga T7, kanë thënë se nuk e dinë se për çka po bëhet fjalë.
Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se këto vizita në kushte krejt normale mund të jenë të natyrshme.
Por Musliu le të hapur mundësin e “miqësisë” që sipas tij kanë Thaçi e Lumezi.
Në ndërkohë, emri i Aleksandër Lumezit ishte përmendur edhe nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…