Haki Abazi, i cili ka fituar në zgjedhjet e 6 tetorit mandatin e deputetit, ka nisur ta “kundërshtojë” vetveten.
Ndërsa ka folur për zhvillimet e fundit në negociatat LDK-VV për qeverinë e re, ku problem për arritjen e marrëveshjes po del të jetë posti i presidentit, Abazi i cili thoshte para fushatës zgjedhore se kjo pozitë duhet t’i takon LDK-së, tash ka ndryshuar fjalët.
Ai saktësisht më 26 gusht kishte bërë një postim ku kishte shkruar, se Isa Mustafa duhet të jetë president, Albin Kurti kryeministër, kurse Vjosa Osmani kryeparlamentare.
Por Abazi sonte përmes një postimi në Facebook thotë se LDK-ja e cila doli e dyta në zgjedhje po kërkon diçka çfarë nuk i takon, shkruan Reporteri.net.
“Edhe Presidentin edhe Kryeparlamentarin i ka pasur LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës, kur Dr. Nexhat Daci ishte Kryeparlamentar, dhe dilnin të parët në zgjedhje. LDK-ja e Dr. Isa Mustafës doli e dyta, i humbi zgjedhjet, po kërkon çka nuk i takon, çka nuk ia dha populli e që duke shkuar e vetme ne zgjedhje kërkoi të matet në mejdanin e votës. Tani krejt çka kërkohet është respektimi i vendimit të sovranit për të përkrahur LVV në formimin e institucioneve për ndryshimin e madh”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…