Mediat serbe supozojnë, se ndeshja mund të luhet nesër në Serbi, në Pazova mes Trepçës dhe Zvezdës. Media serbe Kurir bën të ditur se tifozët e Zvezdas, rreth 50 prej tyre në 20 vetura, u ndaluan nga policia serbe në dalje të Rashkës.
“Shqiptarët dërgojnë ROSU-n në vendkalimin administrativ, nuk do lejojë kalimin e Cërvena Zvezdës?!
Autoritetet shqiptare raportohet se kanë dërguar policinë në vendkalimin administrativ në Jarinje për të parandaluar delegacionin e Cërvena Zvezdës, i cili do të luajë sot një ndeshje të Kupës së Serbisë me ekipin e Trepçës nga ora 14:00.
Sipas serbëve të Kosovës, shqiptarët kanë sjellë ROSU-n, jozyrtarisht janë rreth 100 anëtarë të kësaj njësie speciale në pritje të ardhjes së Zvezdës”, raporton Kurir.
Nëse iu referohemi disa mediave serbe, në orën 11.00 të ditë së sotme, Cërvena Zvezda do të jetë në kufirin në Jarinjë dhe do të tentojë të futet në Republikën e Kosovës, për të zhvilluar ndeshjen ilegale të Kupës së Serbisë.
“Nuk e di si do të reagojë policia. Rreth orës 11 do të jem në vendkalimin Jarinje dhe do të di më shumë”, tha Bojan Jakshiq, drejtor i klubit fantom Trepça, transmeton Novosti.
Pak minuta na ndajnë, ta dijmë po lejojnë apo jo që Zvezda e ndërsyer edhe nga politika e Beogradit, që të futet në Kosovë.
Arsyeja është skandaloze, të luajë ndeshjen e 1/16-ës së finales së Kupës së Serbisë, në një shtet tjetër.