FOTO&VIDEO

Sëmuret Mihal Kokëdhima: Më lironi tani s’kam më lokal, s’kam me cilin të konfliktohem! Gjykata i rrëzon kërkesën

Rrëzohet kërkesa e Mihal Kokodhimës për t’u liruar nga qelia. Gjatë gjykimit të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës, pronarit të ish-restorant Panorma i cili dhunoi turistët spanjollë se duhet të linte qelinë për shkak të problemeve shëndetësore.

Smaka i kishte kërkuar gjyqtares së çështjes të refuzonte kërkesën e tij për lirim. Në fund të gjykimit pasi trupi gjykues i përbërë nga Esmerilda Habili, vendosi të rrëzojë kërkesën e Kokëdhimës. Vendimi është marrë në datën 25 shtator 2019, dhe tashmë ky vendim është ankimuar nga Kokëdhima në gjykatën e Apelit Vlorë.

Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po vuan dënimin pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Spanjoll Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri me familjen për turizëm. Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët e këtij spitali gjatë një studimi ekografik kanë evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës, Kokedhima, kushëriri i ish-deputetit Koço Kokëdhima, iu drejtua gjykatës së Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës,Kokëdhima ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindin gjyqtaren Esmerilda Habili, se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd. Kjo pasi sipas Mihal Kokëdhimës lokali i tij “Panorma” është prishur. Një tjetër argument që ka ngritur Kokëdhima në gjykatë, është dhe fakti se prokuroria e Vlorës gjatë kësaj kohe ende nuk ka kryer një ekspertim financiar mbi dëmin e shkatuar në prishjen e pronës së personave të përfshirë në konflikt.

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhi i virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatërruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm. Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen në kufijtë e çmendurisë së Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamerierëve që ai mbante në punë. Në këtë konflikt janë tmeruar turistët Spanjollë, Kristina Romero, biznesmeni spanjoll Eugenio Gal Galdon, djali i tij Jaime Romero dhe Mihal Kokëdhima. Ndërkohë pjesë e grupit që u përfshi në përplasje fizike ka qënë dhe shoferi Erjon Dike, djali i guidës Olgent Saraçi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago