FOTO&VIDEO

Dalin pamjet, si “fluturoi” Bentley luksoz që ndezi flakë doganën SHBA-Kanada

Pamjet e kamerave të sigurisë në kufirin Kanada-Amerikë tregojnë aksidentin e frikshëm, që ndezi në flakë pikën e kontrollit doganor në Ujëvarën e Niagarës.

Video e postuar në platformën X nga agjencia e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA (CBP) tregon makinën duke udhëtuar nga pala amerikane me shpejtësi të madhe.

Aty shfaqet një Bentley luksoz me vlerë 300 mijë dollarë duke fluturuar në ajër përpara se të përplaset me pikën e kontrollit të Niagara Falls dhe të shpërthejë në flakë.

Incidenti dramatik që ndodhi në orën 11:29, të mëngjesit të së mërkurës, shkaktoi frikë për sigurinë në kufi dhe autoritetet reaguan duke mbyllur katër pika kufitare SHBA-Kanada një ditë para Ditës së Falënderimeve.

Policia amerikane është ende duke hetuar incidentin në urën që lidh shtetin e Nju-Jorkut me Ontarion, ndërsa Agjencitë federale amerikane, përfshirë FBI-në, kanë konfirmuar se incidenti nuk ka lidhje me një ngjarje terroriste.

“Për shkak të kompleksitetit të incidentit, hetimi do të marrë pak kohë për të përfunduar”, tha në një deklaratë mbikëqyrësi i departamentit John Faso.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

10 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

14 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

17 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

18 orë ago