LAJME

Inaugurohet restaurimi i plotë i Kishës së Kuvendit të Arbërit në Mërqi

Të hënën, më 20 nëntor 2023, në praninë e autoriteteve kishtare dhe civile u bë inaugurimi i restaurimit të plotë të Kishës Shën Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës, vendi ku është mbajtur Kuvendi i Arbërit në vitin 1703, të cilin e kërkoi dhe e deshi Papa Klementi XI Albani, shqiptar.

Programi përfshinte fjalime të mirëseardhjes nga Elton Margjeçi, famullitar i Kallmetit dhe administrator i Mërqisë dhe ftesën për bekimin e statujave Papës Klementi XI, dhe atë të argjipeshkvit Vinçenc Zmajevich nga Mons. Vittorio Vitale, ipeshkvi i Lezhës, i cili iu drejtuar me disa fjalë të pranishmëve. Fjalë rasti mbajtën Imzot Rrok Gjonlleshaj, argjipeshkëv i Tivarit dhe Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension, Kryetari i komunës së Lezhës, z. Pjerin Ndreu, ipeshkvit aktual të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili, sa ishte famullitar në Kallmet, e pati filluar dhe ndërtuar këtë kishë që ishte thuajse në rrënoja, kurse Don Nikë Ukgjini, si organizator i punimeve aktuale të  restaurimit dhe përfundimit të saj, mbajti po ashtu fjalën e rastit, i cili tregoi rëndësinë e këtij monumenti kulturor të veçantë, me vlera të jashtëzakonshme historike, duke e kthyer në origjinalitetin e saj.

Kuvendi i Arbërit, i organizuar nga ipeshkvijtë shqiptarë të kohës, me dëshirën e Papa Klementit XI, shqiptar, me delegat të posaçëm Imzot Vinçenc Zmajevich, argjipeshkëv i Tivarit, është një moment historik i rëndësisë së veçantë, pasi u mbajt në kohën tejet të vështirë të kombit shqiptarë, e veçanërisht të Kishës Katolike, e cila po përjetonte trysni sistematike nga Perandoria Otomane, për të zhbërë identitetin e shqiptarëve. Besimtarët e krishterë po përjetonin vështirësi të papara për të mohuar përkatësinë e tyre fetare dhe pushtuesit punonin për të mos lejuar asnjë aktivitet kishtarë, të cilat do të mbanin gjallë jetën shpirtërore katolike. Ndonëse Kuvendi kishte për qëllim të analizonte e pastaj edhe të propozonte mënyra për ta mbajtur gjallë fenë, ai gjithashtu ishte edhe një kuvend për të mbajtur gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare përballë tiranisë shkatërruese otomane, për të ndaluar çdo gjë shqiptare.

Prandaj, në këtë drejtim, disa nga vendimet e marra ne Kuvendin e Arbërit, që u mbajt në kishën e Shën Gjon Kryepremit në Mërqi të Lezhës ishin kërkesat për të hapur shkolla dhe për të botuar libra në gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan gjatë shek. XVIII e XIX. Fillimisht u realizuan botime fetare në dialektin e geg dhe aktet e këtij kuvendi u shtypën si botim më vete në gjuhën shqipe që më 1706, që është një material i çmueshëm për historinë, ekonominë, gjendjen shoqërore të shqiptarëve, çështje të shkollës, (mos)lirinë fetare që e jetonin shqiptarët katolikë nën trysnin e pamëshirshme të otomanëve.

Inaugurimi u përcoll me një program artistik të pasur nga grupe muzikore të vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

18 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

1 ditë ago