POLITIKE

Dardan Sejdiu pjesë e ekipit të Përparim Ramës?

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës, pak ditë para balotazhit kishte deklaruar se kundërkandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka në ekip ish-partiakun e tij, Dardan Sejdiun, ish-nënkryetar i Komunës së Prishtinës, në kohën kur me komunën udhëhiqte Shpend Ahmeti.

Pak ditë pasi Rama u zgjodh kryetar i Prishtinës,media ka kontaktuar Dardan Sejdiun, për ta pyetur nëse ai do të jetë pjesë e kabinetit të Ramës,

Sejdiu, këto deklarime i ka përgënjeshtruar.

“Nuk ka asgjë të vërtet” shprehet Sejdiu.

Ndryshe, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia gjatë debatit kishte deklaruar se Dardan Sejdiu ishte i përfshirë në ekipin e Përparim Ramës, duke e quajtur sekret që të gjithë e dinë.

Kujtojmë, që Dardan Sejdiu ishte poashtu anëtarë i partisë Fryma e Re e cila në zgjedhjet e 2010 nuk e kaloi pragun elektoral. Në mars 2011 kjo parti u shkri duke krijuar Vetëvendosjen, duke qenë në mesin e tyre Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

Sejdiu u zgjedh si anëtar i këshillit të Prishtinës por dha dorëheqje duke u bërë deputet. Në vitin 2014, ai u zgjodh si anëtar i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kandidati më i votuar i Vetëvendosjes. Ai dha dorëheqje nga posti i deputetit duke u bërë zëvendëskryetar i Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Dardan Sejdiu nuk arriti ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendin të Republikës së Kosovës. Sejdiu ka qenë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago