Dita kur trupi i Shën Joan Vladimirit është prehur në vendin, ku sot ndodhet manastiri me të njëjtin emër në fshatin Shijon të Elbasanit, përveçse një ditë përkujtimore është kthyer edhe në një simbolikë të bashkimit të besimeve dhe popujve të Ballkanit.
Manastiri i Shën Joan Vladimirit në fshatin Shijon të Elbasanit ka përkujtuar edhe këtë fillim-qershori ditën e vdekjes së të shenjtit Joan Vladimir, eshtrat e të cilit prehen në këtë manastir.
Përveç riteve përkujtimore të besimtarëve të krishterë por jo vetëm, prej vitesh, përkujtimi i ditës së vdekjes së Shën Joanit, është kthyer edhe në një simbolikë të bashkimit të besimeve dhe miqësisë mes popujve të Ballkanit. Kjo për faktin që në këtë ditë në manastir përveç besimtarëve dhe qytetarëve shqiptarë vijnë edhe besimtarë dhe qytetarë të shumtë nga Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria etj.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Manastiri i Shën Joan Vladimrit u dogj, por banorët e fshatit Shijon e rindërtuan sërish atë dhe sot rreth 200 familjet që jetojnë aty e cilësojnë veten me fat që kanë një manastir të tillë në fshatin e tyre.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…