Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte i ftuar muzikanti dhe kompozitori i njohur Elton Deda.
Sipas artistit, Shqipëria ka mundësi të prodhojë këngëtarë, dhe artistë të mirë, por se politikat dhe strategjitë nuk janë të duhurat, e si të tilla ato nuk lejojnë të zhvillohen më tej, deri në kapërcim, pse jo, edhe të kujve.
Për artistin, duhet ndryshuar mentaliteti i muzikës që prodhohet dhe duhet parë drejt civilizimit perëndimor duke prodhuar modele dhe gjëra të reja
“Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier turk me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, tha Deda.
“Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur asim për artin, asim për formën më të lartë të estetikës njerëzore. Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave. Aktivitetet duhet të llojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto”, tha Deda.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…