POLITIKE

Deklarata e Escobar e ka zbutur ministrin serb të mbrojtjes: Nuk duam çështjet t’i zgjidhim me ushtri, por politikisht

Një diskurs dukshëm më i butë e ka shoqëruar gjuhën e zv/kryeministrit të parë serb, njëherit edhe ministër i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili, pas proklamimeve pompoze “për kthim të një mijë forcave serbe në Kosovë” ndërroi tonet.

“Duam që me politikë të zgjedhim çështjet politike, jo me ushtri”, i tha ai televizionit serb “Tv Happy”.

Një deklaratë e tillë vjen pasi që zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, u shpreh se Kosova ka garanca të mëdha sigurie nga ShBA-ja, dhe se “kategorikisht” e kundërshtojnë mundësinë e një të ashtuquajture “rikthim” të forcave serbe në Kosovë.

Ndërkaq Vuçeviç, insistoi që për serbët e Kosovës të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, për të cilën tha se “është një formë autonomie”. Asociacioni, vazhdoi të thotë ai, “është garanca që serbët të mund të jetojnë në ato zona”.

“Ne duam fuqizim tē ekonomisë dhe mbrojtjes së Serbisë. S’duam konflikte, por askush nuk ka dilemë që Serbia do t’i mbrojë qytetarët e saj dhe se s’do të ketë ‘Stuhi’ tjetër. Ushtria është e pajisur dhe e armatosur, dhe duam që gjërat të zgjidhen politikisht dhe jo me ushtri”, tha ai.

Kujtojmë se më 15 dhjetor, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se do t’i adresojë kërkesë zyrtare Aleancës Veri-Atlantike për të “rikthyer” rreth një mijë trupa serbe në Kosovë, duke u thirrur në pikën 4 dhe 6 të Aneksit 2, shkruan Reporteri.net.

ShBA e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, duke rikujtuar garancat e forta të sigurisë amerikane në Kosovë, të cilat manifestohen përmes pjesmarrjes në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

10 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

15 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago