Mediat greke kanë publikuar edhe foton e Erald Jonuzit, shqiptarit të ekzekutuar gjate orëve të vona të natës së mbrëmshme në zonën Evozmo të Selanikut. Viktima, i datëlindjes 1988, 35 vjeç, ishte me origjinë nga Korça dhe jetonte prej vitesh në shtetin fqinj.
Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të pa njohur hapen zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba, sipas mediave greke.
“Autorët dyshohet se i kishin ngritur kurthin e vdekjes 35-vjeçarit, viktimës së atentatit dhe sapo e panë, e qëlluan me disa plumba në gjoks. Kur policia mbërriti në vendngjarje, e gjeti burrin të mbuluar me gjak në trotuar”, shkruajnë mediat greke.
Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes. Rasti dyshohet se është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë pistë tjetër.