Pritja ka marrë fund. Për ata që nuk arritën të siguronin një kopje të “Spare” kur u publikua gabimisht në Spanjë javën e kaluar, është dita e daljes zyrtare në treg të librit të shumëpërfolur me kujtime, të princit Harry. Libraritë rreth Londrës u hapën në mesnatë për të adresuar kërkesën e mardhe për autobiografinë e djalit të vogël të mbretit Charles, me shumë qytetarë që qëndruan në radhë për të mësuar historinë e treguar prej tij.
“Më pëlqen ai. Më pëlqen familjare mbretërore dhe prandaj po mbaj radhë këtu për të siguruar një kopje të librit”, tha Caroline Lennon.
Shumë prej librarive në Britaninë e Madhe thonë se libri është një prej titujve më të kërkuar në një dekadë. Autobiografia është një prej më të shiturave në platformën oline Amazon, pasi pushtoi për ditë me radhë titujt e mediave ndërkombëtare, mes zbulimeve të bujshme për sherrin e Harry-t më vëllain e tij William, apo deklaratave të forta për njerkën Camilla. Libri me 410 faqe, nxjerr në dritë konflikte dhe tensione personale brenda pallateve mbretërore dhe tregon versionin e princit harri për jetën dhe më pas shkëputjen nga monarkia.
“Nuk mendoj se do të ketë ndonjë herë paqe me familjen time, nëse e vërteta nuk del në shesh. Ka shumë gjëra që mundi t’i falë. Por duhet te ketë diskutime dhe përgjegjësi në mënyrë që të arrihet tek pajtimi”, tha Harry.
Mes zbulimeve pikante që përfshihen në libër, është ai se Harry iu lut të atit të mos rimartohej, se kishte vrarë 25 talebanë gjatë shërbimit në Afganistan, se kishte përdorur droga dhe se Meghan dhe Kate kishin marrëdhënie të vështirë. Një temë kryesore në librin me kujtime është dhimbja për humbjen e nënës, Diana, me princin Harry që rrëfen se vuante nga stresi, post traumatik. Një sondazh i publikuar së fundmi nga You Gov, sugjeroi një rënie të popullaritetit të princit Harry në dritën e hedhjes në treg të librit. 64 për qind e të intervistuarve shprehën opsionin negative ndaj tij, krahasuar me 26 për qind që kishin opinion pozitiv.