KRYESORE

Del Ponte: Erdogani duhet të akuzohet për krime lufte në Siri

Ish-prokurorja dhe ish-hetuesja e Kombeve të Bashkuara, Carla del Ponte, ka thënë gjatë një interviste se presidenti turk, Rexhep Erdogan, Rexhep Erdogan, duhet të ndiqet penalisht dhe të akuzohet për krime lufte gjatë ofensivës ushtarake në Siri.

Del Ponte, e cila dikur ishte anëtare e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për Hetime në Siri, tha se intervenimi i Turqisë në Siri është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe vetëm e ka rindezur konfliktin në Siri.

“Duhet të fillojnë hetimet ndaj Erdoganit dhe ai duhet të akuzohet për krime lufte. Nuk duhet të lejohet që ai të largohet i lirë”, tha Del Ponte gjatë një interviste për gazetën zvicerane, “Schweiz am Wochenende”.

Pavarësisht se aleatët e NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, e kanë kritikuar operacionin turk në Siri, duke u frikësuar se ai do ta dëmtojë luftën kundër ISIS-it, Del Ponte tha se shtetet evropiane kanë ngurruar që ta kundërshtojnë Turqisë lidhur me aksionet e saj pasi Erdogani kërcënoi se do t’ua hap dyert refugjatëve që të shkojnë drejt Evropës.

Del Ponte ishte bërë pjesë e hetimeve për Sirinë në shtator të vitit 2012, dha dorëheqje nga pozita e saj në këtë komision në vitin 2017, duke thënë se mungesa e përkrahjes politike nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ia bëri të pamundur këtë punë, shkruan “Reuters”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

2 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago